Departamenti për Inovacion

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Inovacionit janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e Inovacionit;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e Inovacionit;
1.3. Propozon politika publike në favor të zhvillimit të aktiviteteve dhe iniciativave inovative;
1.4. Identifikon dhe promovon projektet me fokus në fushën e inovacionit të të gjithë sektorëve;
1.5. Bashkëpunon me Institucionet Qeveritare për nxitjen dhe promovimin e produkteve, prodhimeve dhe shërbimeve në fushën e inovacionit;
1.6. Udhëheq dhe koordinon aktivitetet ndërmjet institucioneve publike, komunitetit të biznesit, organizatave qeveritare dhe jo qeveritare me mision në Republikën e Kosovës në fushën e inovacionit;
1.7. Përgjegjës për themelimin e Qendrave Rajonale të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë;
1.8. Është përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e bizneseve të reja;
1.9. Është përgjegjës për promovimin e inovacioneve sipas sektorëve ekonomik dhe krjimin e mekanizmave koordinues mes shkencës, sektorit privat dhe politikë bërjes;
1.10. Propozon strukturimin dhe udhëheq programet (fondet) për inovacion dhe ndërmarrësi;
1.11. Propozon politika për rregullimin e tregut të brendshëm për ndërmarrësi, përfshirë masat fiskale dhe jofiskale për zhvillimin e sektorëve në inovacione.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Inovacionit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

1. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si në vijim:
1.1. Divizioni për Inovacion;
1.2. Divizioni për Teknologji.


Divizioni për Inovacion

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Inovacion janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive në fushën e Inovacionit;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e Inovacionit;
1.3. Propozon dhe planifikon masa dhe aktivitete për inovacion;
1.4. Ofron mbështetje për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e inovacionit;
1.5. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e projekteve për ngritjen kapaciteteve në fushën e inovacionit;

2. Udhëheqësi i Divizionit për Inovacion raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Inovacionit.


Divizioni për Teknologji

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Teknologji janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e teknologjisë;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e teknologjisë;
1.3. Propozon dhe planifikon masa dhe aktivitete për teknologji;
1.4 Ofron mbështetje për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e zhvillimit të teknologjisë;
1.5 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e projekteve për ngritjen e kapaciteteve në fushën e teknologjisë;
1.6 Koordinon aktivitetet.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Inovacionit.