Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme:
1.1 Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistikë dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
1.2 Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
1.3 Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të Ministrisë;
1.4 Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Ministrisë;
1.5 Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
1.6 Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Ministrisë;
1.7 Ofron shërbime logjistike për Ministrinë.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1 Divizioni për Buxhet dhe Financa;
3.2 Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike.


Divizioni i Burimeve Njerëzore

1. Detyrat dhe përgjegjësite e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:
1.1 Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
1.2 Administron rekrutimin e personelit;
1.3 Kontribon në rritjen e performanës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese;
1.4 Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjdhje, disiplinë, trajtim të planeve trajnuese;


Divizioni për Buxhet dhe Financa

1 Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
1.1 Përgatit propozimet buxhetore;
1.2 Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të Ministrisë;
1.3 Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
1.4 Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
1.5 Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
1.6 Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe te jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare te auditimit.

2 Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.


Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike janë:
1.1 Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të Ministrisë;
1.2 Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative,
1.3 Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë;
1.4 Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
1.5 Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
1.6 Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.

2 Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse.