Departamenti Ligjor

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor dhe Integrimit Evropian janë:
1.1 Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;
1.2 Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;
1.3 Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;
1.4 Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë;
1.5 Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
1.6 Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore;

2 Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3 Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto Divizione:
3.1 Divizini për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit; dhe
3.2 Divizioni për Mbikqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.


Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë:
1.1 Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë;
1.2 Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;
1.3 Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë;
1.4 Siguron përafrimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

2 Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.


Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë:
1.1 Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të ministrisë për zbatimin e legjislacionit;
1.2 Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;
1.3 Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
1.4 Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim-memorandumeve dhe propozim-kontratave;
1.5 Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse;
1.6 Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë.

2 Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.