Ministri Beqaj: Do të mbështeten bizneset kosovare në rritjen e kapaciteteve dhe produktivitetit

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka thënë sot se zhvillim i qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të konceptit, ideve dhe veprimeve të përgjegjësisë sociale të korporatave.

Këto komente Ministri Beqaj i ka bërë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Kosovo CSR Network, për Strategjinë e parë të CSR-së.

Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e trajtimit të aspektit social nga bizneset kosovare, për të garantuar punësim, respektim të të drejtave të punëtorëve, barabarësi, mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe mbrojtje të ambientit.

Ministri Beqaj në fjalën e tij në këtë tryezë ka garantuar mbështetje për bizneset kosovare në rritjen e kapaciteteve, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, në respektim të normave shoqërore.