Ministri Beqaj një nga të ftuarit kryesor në World Business Angels Forum

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, z. Besim Beqaj po qëndron në Stamboll të Turqisë ku po merr pjesë në Forumin tashmë të përvitshëm të Investitorëve Engjëj.

Beqaj gjatë fjalimit të tij në panelin ministror ndër të tjera diskutoj edhe për rëndësinë e teknologjisë si një ndër sektorët më me peshë për zhvillim ekonomik të vendit. Gjithashtu, pritet të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Ndëmarrësisë dhe WBAF.

Gjatë punimeve të këtij Forumi, Beqaj do të ketë rastin të prezantoj mundësitë për investime në Kosovë para nje rrjeti shumë të madhë të investitorëve, me rreth 3000 të tillë. Forumi do t’i vazhdoj punimet edhe ditën e nesërme.