Ministri Beqaj pritet nga Presidentja e Republikës së Kroacisë, znj. Kolinda Grabar Kitarovic

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, z. Besim Beqaj në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, u prit edhe nga Presidentja e Republikës së Kroacisë. Gjatë takimit u dha përkrahje e plotë për shtetin e Kosovës dhe mbështetje për qasjen e përbashkët zhvillimore të vendeve të Ballkanit Perendimor.

Gjithashtu, Ministri Beqaj gjatë ditës së sotme do të takoj edhe zëvendës Kryetarin e Parlamentit, z. Sinisa Hajdas Donic dhe zëvendës Kryeministrin, njëherësh dhe Ministër i Bujqësisë, z. Tomislav Tolusic.