Ministri Beqaj zotohet se prodhuesit vendorë do të përkrahen edhe në aspektin ligjor

Prishtinë, 18  janar 2018 - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim, në kuadër të aktiviteteve që për qëllim ka njohjen e ndërmarrjeve që kanë për synim rritjen e efektshmërisë së prodhimit përmes Inovacionit, ka vizituar sot fabrikën për prodhimin e qeseve plastike “Scampa”.

Pas vizitës në hapësirat prodhuese të kësaj fabrike, Ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë e përkrahjes se prodhuesve kosovarë në rritjen e prodhimit dhe ngritjen e nivelit të eksporteve.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të përkrahim prodhimin vendor dhe prodhimin që shkon drejt eksportit. Unë e sigurova prodhuesin “Scampa” se përkrahja institucionale nuk do të mungojë qoftë në bazën ligjore edhe në aspekte të tjera”, tha Ministri Beqaj.

Z. Beqaj inkurajoi pronarin e fabrikës “Scampa” me rastin e fillimit të bashkëpunimit me kompani belge për prodhimi, që përfshin inovacion të tërësishëm për kryerjen e shërbimeve.

“Ajo që më bëri përshtypje është se të gjitha mbetjet riciklohen dhe kthehen në prodhim. Për mua po mua janë shumë me rëndësi janë ambiciet e kompanisë “Scampa”, shtoi z. Beqaj.

Pronari i fabrikës “Scampa”, Kujtim Gjevori, theksoi se themelimi i kësaj fabrike ka bërë që të ndalet importi i qeseve plastike dhe që  tashmë kjo fabrikë synon eksportin edhe në vendet jashtë Kosovës.

Fabrika e prodhimit të qeseve plastike “Scampa” veprimtarinë e saj prodhuese e zhvillon në Parkun e Biznesit në Drenas.