Muzafer Shala: Të rinjtë ndërmarrës janë heronj të gjeneratës së re

Prishtinë, 05.09.2019 - Në ambientet e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin Teknik të Univeristetit të Prishtinës, Ministria e Inovacionit dhë Ndërmarrësisë (MIN), ka ndarë sot kontratat për 70 fituesit e granteve për Start-UP biznese, në kuadër të programit Start-Up 2019.

Të pranishëm në këtë ngjarje veç Ministrit Muzafer Shala, Sekretarit Hajriz Koca, ishin edhe përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të studentëve, e të rinj tjerë, të cilët vlerësuan lartë punën e MIN, në përkrahje të zhvillimit ekonomik, me theks të veçantë të rinjve dhe grave. Prorektori   Prof. Dr. Faton Berisha, tha se UP ka pasë nevojë të madhe të lidhet me tregun e punës dhe këtë punë të mrekullueshme po e bën MIN,  me përkrahjen e madhe që po ua bën studentëve e të rinjve në përgjithësi. Kurse, Prorektorja Prof. Dr. Myrvete Badivuku,  duke falenderuar ministrin Shala për kontributin e madh në përkrahjen e të rinjve, theksoi:  “Në këtë kohë kur të rinjt po e lënë Kosovën për ta jetuar një jetë më të mirë, puna e jashtzakonshme që po e bën ky institucion është përgjigjja më e mirë pë ata dhe për të rinjt që janë këtu, se shteti po punon për ta.

Ndërkaq, Ministri  Muzafer Shala  foli për procesin e ndarjes së granteve dhe punën e madhe që po e bën Ministria që ai e drejton. Duke shprehur kënaqësinë e veçantë që ndodhej mes të rinjve ndërmarrës, Shala tha se ata janë heronjtë e gjeneratës së re. “Universiteti – Ministria dhe ndërmarrësit e së ardhmes, do të bëjnë mrekulli në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës”, deklaroi i pari iI MIN. Ndër të tjera, ministri Shala shtoi se, misioni i MIN është që për një kohë të shkurtër të krijojë 50.000 vende të reja pune në fushën e IT-së.

Ndryshe, në kuadër të fondit për Start-Up Min ka ndarë nga 9.000 euro për secilin përfitues të kësaj skeme. Nga kjo përkrahje pritet të punësohet një numër i madh i të rinjve.