Muzafer Shala Ministër i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Muzafer Shala është i lindur më 12.10.1980 në Vushtrri, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Në vitin 2010 i ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it. i cili është njeri ndër top 20 universitetet më të mira në Angli. Muzafer Shala ka një përvojë 17 vjeçare në fushën e edukimit në Kosovë dhe një periudhe të shkurtër edhe në Angli.

Krahas mësimdhënies ka pasur edhe pozita menaxheriale, si atë të Koordinatorit për Zhvillim Akademik, Dekan i Fakultetit të Mekatronikes, Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Kohë pas kohe ka punuar edhe në industri në sektorin e sistemeve të kontrollit automatik.

Që nga viti 2016 punon si mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, si dhe në Kolegjin Universum në Prishtinë.

Rendësi të veçantë gjatë punës akademike i kushton lidhjes së industrisë me universitetin duke e promovuar dhe implementuar modelin e mësimdhënies Learning-By-Duing, si dhe duke i përcjellë dhe promovuar trendet e teknologjisë të ashtuquajtura State-Of-The-Art.​