Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përbëhet nga:
1.1. Sekretari i Përgjithshëm; dhe
1.2. Personeli mbështetës.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin në fuqi për shërbimin civil.


Divizioni i Auditimit të Brendshëm

1 Detyrat dhe përgjegjësitë e Auditorit të Brendshëm janë:
1.1 Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi
1.2 Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;
1.3 Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitet e auditimit të brendshëm për ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin ne fuqi;
1.4 Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;
1.5 Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;
1.6 Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikatorë të aktivitetit të mashtrimit, apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes, si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm raporton tek Ministri.


Divizioni i Prokurimit

1 Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarit të Prokurimit janë:
1.1 Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.2 Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
1.3 Përcakton metodologjinë e prokurimit për tenderë dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
1.4 Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.


Divizioni për Komunikim Publik

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarit për Komunikim Publik janë:
1.1 Ofron përkrahje profesionale për Ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;
1.2 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të Ministrisë;
1.3 Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale;
1.4 Mirëmban ueb-faqet zyrtare të Ministrisë;
1.5 Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.